Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

11/04/2024 20:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Stokholmit, ku një 39-vjeçar është qëlluar për vdekje në sy të djalit të tij, pas një konflikti që pati me një grup të rinjsh.

Sipas mediave vendase, Suedia është në një ‘luftë’ të vazhdueshme me bandat, ku vetëm në 2023 pati një numër rekord incidentesh me armë zjarri, pas përplasjeve për kontrollin e tregtisë së drogës.

Bandat rekrutojnë të rinj, për të kryer krime, mes të cilëve ka edhe të mitur të moshës 12-vjeçare.

Viktima e sotme, është qëlluar me plumb në kokë para djalit të tij, teksa po shkonin me biçikleta drejt pishinës.

 

Top Channel