Të cilësuar si një prej çifteve më të komentuar dhe më të dashur për publikun, një postim i Jorit në InstaStory ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Bukuroshja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, ka postuar një foto të dorës së saj, me një unazë në gishtin ku mbahet unaza e fejesës, apo martesës. Unaza me gurë gjithashtu të lë përshtypjen e një unaze fejese, ndërsa vetë ajo ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë mbi këtë foto.