Video/ Kapen banditët me sharrë elektrike që thyenin automatet bankare në Angli (fotot)

10/04/2024 15:13

Një bandë e organizuar hajdutësh që kishin kryer dhjetra grabitje spektakolare kanë dalë para drejtësisë në Britani për sulme ndaj policisë dhe thyerje të autometeve me sharrë elektrike e leva hekuri.

Në gjykatë u prezantuan dhe pamjet shokuese kur kriminelët thuajse shkelin me makinë një oficer policie e gjithashtu kur thyejnë automatet me pajisje të vjedhura nga zjarrfikësit.

Të akuzuarit Justin Buckley, Chris Hands, Reece Pedley e John O’Shaughnessy dyshohen për më shumë se 12 vjedhje brenda një viti në disa qytete britanike, me automjete ose mjete të rënda të vjedhura nga pika e zjarrfikësve.

Në një prej grabitjeve në automatin e një supermarketi në Cheltenham pranë Londrës, katërshja përdorin sharrë elektrike dhe leva hekuri për të hapur aparatin bankar, por më pas largohen te makina e tyre teksa dëgjonin policinë që afrohej.

Në një tjetër grabitje të ngjashme ata kishin shkaktuar dëme prej 1 milionë paundë në market dhe një dyqan buke ngjitur, pasi shkëndijat e prerëseve të tyre kishin shkaktuar një zjarr.

Ata pranonin se kishin vjedhur pajisje të zjarrfikësve për të kryer grabitjet e tyre, siç ishte një mjet i rëndë prerës me kosto 50,000 që kishin vjedhur nga zjarrfikësit e Warwickshire.

Grupi u identifikuar dhe arrestua në fillim të vitit pas gjurmimit të të dhënave celulare, kamerave të sigurisë dhe dëshmive të kalimtarëve.

Ata u burgosën secili nga shtatë deri në nëntë vjet për vjedhje e dëme të mëdha ndaj bizneseve. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Një bandë e organizuar hajdutësh që kishin kryer dhjetra grabitje spektakolare kanë dalë para drejtësisë në Britani për sulme ndaj policisë dhe thyerje të automateve me sharrë elektrike e leva hekuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA