Ashtu siç tashmë është bërë traditë, në kuadër të festës së Fitër Bajramit, kryesia e bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi pritje në selinë e institucionit ku i pari që i vizitoi ishte ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Gjatë fjalës së tij Gjergji uroi besimtarët myslimanë duke theksuar se të dy fetë si ajo islame dhe ajo e krishterë festohen nga shqiptarët si vëllezër me njëri-tjetrin.
Por gjatë urimit të tij, ipeshkvi Dodë Gjergji, pa dashje ngatërroi festën duke uruar festën e Pashkëve në vend të Fitër Bajramit që festohet sot.
“Jam këtu për të uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Pashkëve sepse dalim pas një agjërimi që është një përpjekje e jona për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin.
Ne urojmë njëri tjetrin dhe bashkëndajmë gëzimin e festave si vëllezër sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndeshur të parët tanë ndër ne dhe që moti, por nuk është një zjarr që qet tym, as të bardh dhe as të zi por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, paqe, mirësie, vëllazërimi dhe uroj që të gjithë shqiptarët kudo që janë të përjetojnë këtë moment të urimit të festave të ndërsjella, që të konfirmojnë edhe një herë paqen, lirinë dhe vëllazërinë në mes vete”, tha ai.
Top Channel