Alina Lozano, 55 vjeç, u martua me influencuesin Jim Velásquez, 24 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar.
Dasma e tyre ngjalli një debat të madh në atë kohë, kryesisht për shkak të diferencës së tyre ekstreme në moshë – megjithatë, Alina këmbënguli se marrëdhënia e tyre nuk bazohej në përfitime financiar.
“Me Xhimin kam lidhje sepse është një burrë i pavarur, sepse nuk jam “sugar mommy”, nuk e mbështes Xhimin, ai erdhi fillimisht me këtë model pune në internet dhe tashmë është duke fituar paratë e tij, ai gjithashtu punon si aktor profesionist; kështu që ne bëjmë një ekip të bukur në jetë dhe në dashuri”, tha Alina, sipas Bright Side.
Kur transmetoi propozimin e tyre, i riu tha: “Alina, unë u rrita duke të parë ty, kur isha një vjeç, mamaja ime më quajti Pedro el Escamoso dhe që nga ai moment e kuptova që ti ishe gruaja e jetës sime, atëherë unë e kam verifikuar tashmë dhe për këtë dua që të më shoqërosh për pjesën tjetër të ditëve të mia”.
Tani, dyshja – të cilët kanë së bashku mbi një milion ndjekës në Instagram – kanë mahnitur fansat duke njoftuar lajmet e tyre familjare.
“Miq, ngjizja në mënyrë natyrale është e vështirë, por shkenca ka përparuar shumë dhe ne duam ta bëjmë këtë për gratë e të gjitha moshave që kanë një problem të mbeten shtatzënë ose kur i kalojnë të 50-at,” tha Alina, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Kolumbi.
Çifti përdori një klinikë fertiliteti për t’i ndihmuar ata të mbeten shtatzënë, duke kushtuar mbi 20,000 £ deri më tani.
Alina tha: “Jemi pyetur se sa kushton trajtimi nga shumë njerëz, procesi i riprodhimit të asistuar dhe klinika e fertilitetit. Ne nuk do t’ju tregojmë për maturi, por ju sugjeroj të kurseni dhe të jeni të durueshëm, sepse do t’ju duhen para dhe durim.”
Ndërsa Jim thotë : “Ishte £ 20,918. Janë shumë, por ia vlejti sepse mund të shihni se mrekullia jonë e vogël po vjen.”
E lindur në Kolumbi në vitin 1969, Alina është një aktore dhe skenariste e cila ishte e martuar me aktorin kuban Mijail Mulkay nga 2005-2008, siç raportohet nga What’sTheJam .
Top Channel