Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë.

Pasi provoi akuzat kundër tij, në një porcedim të mëparshëm, për tenderat në Lushnjë dhe gjykata e shpalli fajtor, SPAK ka hapur një dosje të dytë.

Ish kryebashkiaku ishte thirrur nga dy kryeprokurore të posaçme, për shkak se një hetim i thelluar ka zbuluar një apartament në qytetin e Vlorës, që dyshohet se kryebashkiaku nuk e ka deklaruar, sipas burimeve për Top Channel, pranë Prokurorisë së Posaçme. Një gjetje që ish funksionari e kundërshton me insistimin se nuk ka lidhje me këtë pronë.

Marrja e dëshmisë së tij u shty për një datë tjerë, ndërsa Tushe dha këtë deklaratë për media:

Gazetarët: Për çfarë u thirrët në Prokurorinë e Posaçme

Tushe: Në lidhje me mosdeklarim pasurive

Gazetarët: Për çfarë pasurie?

Tushe: Tani do ta shikojmë herë tjetër

Ish kryebashkiaku u gjet fajtor gjatë një hetimi të SPAK, për shkak të shpërdorimit të detyrës mbi tenderat dhe u dënua me tre vjet e katër muaj burgim si dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Veç tij u hetuan dhe dënuan zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës, mes tyre edhe nënkryetari.

Top Channel