Mund të ketë pasur mungesa të përmbysjeve në raundin e mëparshëm, por shumica dërrmuese e favoritëve që avancojnë nga 1/16 e Ligës së Kampionëve 2023/24 do të thotë se kanë patur diçka që e kanë merituar dhe këtë mesjavë, duke filluar nga sot do të luhen ndeshjet e mëdha.
Kanë mbetur 8 skuadra elitare, duke përfshirë mbajtësin aktual të kurorës, Manchester City dhe 14 herë fituesin Realin e Madridit, dy skuadra që shorti i përballi që në këtë moment. Kemi arritur periudhën më të mirë në kalendarin e futbollit europian. Dy skuadra të Premierligës City dhe Arsenali mbeten në garë dhe të dyja janë në aksion mbërmjen e sotme kundër emrave të aristokracisë tradicionale evropiane.
Manchester City dhe Real Madrid nuk janë të huaj për njëri-tjetrin, duke patur parasysh se janë përballur gjatë dy sezoneve të mëparshme të Ligës së Kampionëve, megjithëse të dyja këto ndeshje u luajtën për një vend në finale. Këtë herë përballja e këtyre dy skuadrave ka mbërritur pak më herët.
City përfitoi nga zhvillimi i ndeshjes së dytë në shtëpi, sezonin e kaluar dhe ata do ta kenë sërish këtë luks pasi së pari udhëtojnë në kryeqytetin spanjoll për t’u përballur me një skuadër të qetë madrilene, e cila është e vendosur të valsojë drejt titullit të La Ligës. Ndërkohë skuadra tjetër e Premier League, Arsenali, ka shkëlqyer në Angli gjatë dy sezoneve të fundit dhe tani po përpiqet të bëjë përparim në Evropë duke arritur në këtë fazë për herë të parë pas 14 vitesh.
Topçinjtë janë në krye të tabelës së Premier League dhe tani janë në kërkim të një fitoreje kontinentale kundër një skuadre jashtëzakonisht të cenueshme si Bayern Munichut, që ndoshta është në vështirësitë më të mëdha që mund ta keni parë ndonjëherë.
Top Channel