Në pamundësi për ta gjetur Luan Hoxhën dhe për ta pyetur si dëshmitar, ish shef i forcave të armatosura, SPAK depozitoi dëshminë e tij dhënë fill mbas tragjedisë së Gërdecit.
Mbrojtja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu këmbënguli që dëshmia e Hoxhës të merrej me videokonferencë, por nuk u pranua. Një tjetër dëshmitare, nuk ishte gjetur nga policia.
Për Anjola Agollin u raportua se ishte larguar jashtë Shqipërisë por nga verifikimet e prokurorëve në sistemin TIMS rezultoi se dëshmitarja gjendej brenda vendit. Rrëfimi i saj konsiderohet i rëndësishëm për shkak të detyrës si sekretare që mbante në kohën e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi dhe të një faksi të përcjellë mes institucioneve me rekomandimin “Për Shkëlzenin”.
Për dëshmitaren u ripërsërit ftesa e gjykatës, ndërkohë që dëshmitari Denis Hajdari refuzoi të dëshmojë.
“Dua të theksoj se ashtu siç u procedua me dëshmitarët u thirrën formalisht pa u tentuar t’i hyej dëshmitarëve të vet, bë paraqitja e provave nuk përcaktoi qartë këtë volum dosjesh, u tha që është salduar një karrocë ka dalë 30 minuta, urdhrat e ministrit që nuk janë zbatuar, ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës? Se është një proces që tenton të kalohet si proces i radhës, ne duhet t’i shtorjmë faktet siç janë, kë nen ka shkelur, duhet parë në atë analizë të fakteve në gjykatë që nxjerr të vërtetën, të ndërtojmë atë çfarë ka ndodhur, nuk merret ministri me çështjen e kalibrave, nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj apo vegjël. Për çfarë zhvillohet ky proces kur dëshmitarët nuk kanë vlerë”, tha Mediu.
SPAK renditi para gjykatës antikorrupsion provat shkresore, midis tyre aktekspertizën oër shkaqet pse ndodhi shpërthimi.
Top Channel