Futbollistja argjentinase gjendet e mbytur nga bashkëshorti, i cili më pas vret veten (fotot)

09/04/2024 15:53

Një tjetër tragjedi e dhunës shtëpiake ka përfshirë një futbolliste profesioniste në Argjentinë që u gjet në shtëpi e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, disa muaj pasi kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

30 vjeçarja Florencia Guinazu, nënë e dy fëmijëve, e cila luante për klubin vendas Argentino de Mendoza, u gjet e rrahur dhe e mbytur në apartamentin që ndante me ish-bashkëshortin e saj Ignacio Agustín Notto, i cili pas vrasjes së gruas vrau dhe veten.

Pas incidentit autori besohet se kishte lënë një shënim në dritare ku paralajmëronte fqinjët për tmerrin që do të gjenin brenda. Ai kishet shkruar: “Thirr policinë, fëmijët janë vetëm”.

Rrjeti vendas O Globo, sugjeronte se Notto shkroi shënimin pasi kishte vrarë Guinazu, pak para se të vriste veten.

Gjatë kësaj kohe, dy djemtë e çiftit ishin duke luajtur me kompjuter në dhomën e ndenies.

Sipas raportimeve djali i madh kishte trokitur në dhomën e gjumit ku ndodhej çifti, por ajo ishte e mbyllur dhe askush nuk përgjigjej.

Mediat honin se Guinazu u gjet e mbytur dhe me shenja gjaku. Notto ishte gjithashtu në dhomë i vdekur, sipas raportimit nga vetëvrasja. Nuk bëhet e ditur ende mënyra të vetëvrasjes së burrit.

Incidenti vjen katër muaj pasi Noto ishte objekti i një ankese formale nga Guinazu, e cila i kërkonte të dilte nga shtëpia në fund të vitit të shkuar.

Prokurori i Mendoza tha mes të tjerash në njoftimin për vrasjen e të shtunës: Deri sa ndodhi tragjedia, nuk ka pasur ankesa për shkelje të urdhrit të mbrojtjes nga viktima”.

Skuadra e Guinazu i bënte homazh futbollistes në rrjetin Instagram duke thënë: ‘Florencia Guinazu ishte futbolliste e skuadrës së grave Club Atlético Argentino.

Jemi të trishtuar për vdekjen e saj, që ishte një femicid. Dje bashkëshorti i saj Ignacio Notto e rrahu për vdekje e më pas kreu vetëvrasje”.

“Shumë detaje të ngjarjes nuk dihen ende deh ne presim informacion, por futbolli i femrave është në zi, një tjetër grua që vritet nga ish-partneri”, shkruante skuadra e futbollit.

Numri vrasjeve të grave prej dhunës në familje vijon të rritet megjithë zhurmën në media dhe iniciativat e sensibilizimit kundër saj, qe nuk kan pasur asnjë efekt./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/5
Një tjetër tragjedi e dhunës shtëpiake ka përfshirë një futbolliste profesioniste në Argjentinë që u gjet në shtëpi e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj

Top Channel