“Sot jam këtu për një ndjesë dhe për të thënë të vërtetat”, Veliaj në “Top Story”: Në 1 mijë punë të mira, nëse ka një që po dyshohet…

08/04/2024 21:44

Erion Veliaj ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë së Tiranë.

“Sot doja të vija këtu, do doja ta nisa për mea culpën dhe ndjesën e fjalës e së shtunës, por edhe për t’i thënë të vërtetat siç janë.  Nuk ka njeri bardhë e zi. Historia që të gjithë janë të korruptuar, nuk është e vërtetë. në një mijë punë të mira, nëse ka një punë që po dyshohet. Në parlament fjalimi i fundit ka qenë për hapjen e ligjit të dosjeve. Unë si kryetar bashkie sigurimsat që i rrinë njerëzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë.  Kurdo që më thërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës,  Sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarëve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtësisë, tani maxhoranca e mbështet këtë punë”-tha Veliaj.

Drejtësi e reformuar, pash vendimin e gjykatës për masat e sigurisë për ish drejtorët e bashkisë. Flasin për një standard abuzimi të një niveli tjetër. Nëse thoshim korrupsioni në administratë, këta kanë shkuar në nivel tjetër. Po flasim për një standard të korrupsionit të abuzimit. Kishin krijuar një kompani ku ishin vetë administratorë dhe gjithë administrata e bashkisë punonte për këta. Ndanin tenderat me njëri tjetrin. Unë po ju bëj një pyetje të thjeshtë, 27 prill 2023 Këlliçi e ka bërë kallëzimin publik, që nga ky moment dhe më tej, ju vetë çfarë masash keni marrë, i keni verifikuar këto tendera pse si keni çuar ju në prokurori”-tha drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari.

“Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorët janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet, të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia.”-tha Veliaj.

 

Top Channel