Pasuesi i Jurgen Klopp/ Liverpooli zgjedh 39-vjeçarin, zbulohet oferta

08/04/2024 19:44

Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajneri i Liverpoolit. 56-vjeçari shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit, që do të ishte i 20-ti në histori, aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë.

Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë.

Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po prodhon një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës. Skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020.

Top Channel