Një transportuese gjigante ka humbur në fundjavë energjinë e motorëve në ujërat e gjirit të New York pranë urës Verrazzano-Narrows— më pak se dy javë pas katastrofës ku një transportuese shembi urën kyçe të Baltimore, ‘Francis Scott Key Bridge’.
Roja bregdetare amerikane konfirmonte se mjetet e saj morën sinjalin se transportuesja kineze 89,000-ton M/V APL Qingdao humbi papritur forcën e motorëve rreth orës 8:30 të darkës, teksa kalonte poshtë urës që lidh ishullin Staten Island me qytetin e Bayonne, në New Jersey.
Në imazhe me ngjashmëri të frikshme me ato të katastrofës së Baltimore, zyrtari kontrollit të trafikut detar John Konrad, tregonte transportuesen ne menyre te rrezikshme pranë këmbës së urës.
Pas humbjes së fuqisë tre rimorkiatorë shoqëruan transportuesen APL Qingdao derisa ajo rifitoi shtytjen më vonë dhe u ankorua në port në veri të urës.
Ura Kill Van Kull është një lidhje detare 3-milje e gjatë që ndan gjirin Newark Bay — ku ndodhet porti i kontejnerëve, me gjirin Upper New York Bay.
Ashtu si ura fatkeqe e Baltiore, edhe kjo është nga kalimet më të ngarkuara për portin e New York dhe New Jersey.
Roja bregdetare tha se kishte riparuar defektin në motorët e transportueses.
Top Channel