“Mourinho e ka mbyllur me futbollin”, Cassano: Leao fenomen? Nuk është as për skuadrën e vendit të shtatë

08/04/2024 14:14

I ftuar në “Domenica Sportiva”, Antonio Cassano u rikthye të flasë për Jose Mourinhon.

Ish-sulmuesi barez, theksoi se për mendimin e tij, portugezi ka mbetur pas në kohë dhe nuk është përshtatur me futbollin e ditëve të sotme. Ndër të tjera, Cassano nuk kurseu as Rafael Leaon për të cilin u shpreh se është thjesht një lojtar i mirë dhe jo fenomen, siç e konsideron një pjesë e gjerë e opinionit sportiv në Itali.

Leao? Ai mendon se është fenomen dhe ka nga ata që e mendojnë njësoj dhe i shkojnë nga pas. Për mua është vetëm një lojtar i mirë dhe kaq. Nuk shënoi gol për pesë muaj e gjysmë në një kampionat si Serie A. Ju them me bindje se vite më parë nuk do të kishte luajtur as në skuadrën e vendit të shtatë apo të tetë në Itali. Shikoni Lautaron, ai po që është një lider. Lufton, bën gola, dhuron asiste, bën atë që duhet të bëjë një lider në fushë.

Mourinho? Si trajner e ka mbyllur ciklin, për mua ai nuk duhet të merrët më me këtë profesion. Ka mbetur në të shkuarën, është 10-vite pas. Mbante në stol Paredes dhe aktivizonte Bove në vend të Pellegrinit. De Rossi menjëherë ka ndryshuar ambientin te Roma, tani skuadra është më e sigurt dhe e bindur në kualitetin e saj. De Rossi është i destinuar për t’u bërë një trajner i madh”, u shpreh Cassano.

Top Channel