Live Gjermani-Bregu i Fildishtë/ Zgjohen “Panzerat”, Undav vjen nga stoli dhe gjen barazimin në Toronto (Video)
Phil Foden është duke zhvilluar padyshim sezonin më të mirë të karrierës teksa është shndërruar në lojtarin kryesor për Manchester Cityn.
Fantazisti i kombëtares së Anglisë numëron 21 gola në të gjitha kompeticionet si dhe 10 asistë ndërsa ndërsa shtyn skuadrën drejt përsëritjes së një “triplete titujsh” që do të ishte e jashtëzakonshme.
Të gjitha këto arritje janë shenjuar nën fanellën me numër 47, një numër disi i pazakontë për Foden dhe rolin që ai mbulon në fushë. 23-vjeçari së fundmi zbuloi edhe arsyen përse mban këtë numër si dhe refuzimin për të trashëguar 10-tën e Sergio Agueros.
“Mund të merrja fanellën me numër 10 kur Aguero u largua në vitin 2022. Por, unë dua të krijoj historinë time”, u shpreh Foden, që ndër të tjera zbuloi se numri 47 është mosha kur ka ndërruar jetë gjyshi i tij, ndaj për atë ky numër konsiderohet special dhe nuk dëshiron ta ndërrojë./ SuperSport
Top Channel