“Jam përpjekur të jetoj normalisht mes ankthit dhe lotëve”, Dea Mishel rrëfen operacionin që zgjati mbi katër orë

08/04/2024 20:11

Dea Mishel Hoxha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një eksperiencë sfiduese, sikurse e quan ajo.

Përmes një postimi në “Instagram” ku ka ndarë me ndjekësit një foto nga spitali, Dea nuk tregon arsyen e ndërhyrjes, por thotë se gjithçka ka shkuar mirë. Në këtë situatë, ajo apelon ndjekësit të mos neglizhojnë kontrollet shëndetësore.

Këtë fundjavë, jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë, koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla (të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë që të mos i lenë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten. Ju uroj shëndet të gjithëve”.

Top Channel