Vendimin e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri të vendit dhe për t’iu kundërvënë “atij që e cilësoi një referendum të thirrur nga Albin Kurti i cili ka bërë gjithçka që ai të dështojë”, ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde e përshkroi si një qasje tejet shqetësuese.
“Në 21 prill, organet zgjedhore kosovare do të mbajnë votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat në veri. Është vërtet për të ardhur keq dhe më duhet të them shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim. Është një rast i qartë këtu që qytetarëve në veri janë përsëri duke u bërë presion që të mos marrin pjesë në proceset demokratike”, u shpreh kreu i misionit diplomatik gjerman për mediat vendase.
Ai e përshkroi më dy fjalë “ bojkot dhe dorëheqje” Politiken e ndjekur keto muajt e fundit nga partia me e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit. “Kjo është katastrofike, një dëmtim për të gjithë qytetarët e komunave veriore dhe një tjetër autogol nga Lista Serbe, që sigurisht nuk ndihmon për të siguruar që ne do të kemi në veri kryetarë që përfaqësojnë plotësisht elektoratin të cilit i shërbejnë”, u shpreh ambasadori.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi që votimi të mbahet më 21 prill, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok..Sipas udhëzimit, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, nevojiten 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.
Top Channel