49 vjeçarja nënë e gjashtë fëmijëve gjendet e vdekur në vrasje-vetëvrasjen nga ish bashkëshorti në Britani (fotot)

08/04/2024 16:40

Një nënë e gjashtë fëmijëve është gjetur e vdekur sot në incidentin e dyshuar si vrasje-vetëvrasje nga ish-bashkëshorti i saj, në një rrugë të qetë rezidenciale në Britani.

49 vjeçarja Vicala Gheorghe, besohet se është qëlluar fatalisht me thikë nga 52 vjeçari Marian Gheorghe, para se ai të vriste veten.

Zonja Gheorghe u gjet e plagosur rëndë në shtëpinë e saj në Coventry në veri të vendit. Ajo u dërgua në spital ku humbi jetën më vonë. Ndërsa zoti Gheorghe u gjet i vdekur në vendngjarje.

Një zëdhënës i policisë së rajonit West Midlands tha: Çifti ishin ndarë disa kohë më parë teksa ne po punojmë për analizat ‘post mortem’ për të zbuluar rrethanat e sakta të tragjedisë.”

“Hetimet vazhdojnë por ne besojmë se Marian ka plagosur Vicala dhe më pas veten. Jemi duke ofruar mbështetje për familjarët gjatë kesaj kohe të vështirë për ta. Nuk jemi në kërkim të personave të tjerë në lidhje me ngjarjen, për momentin”.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancave tha: “U thirrëm pas raportimeve për sulme thikë në rrugën Caludon në Coventry ku efektivët gjetën dy pacientë, një burrë e një grua. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa gruaja që kishte pësuar plagë të rënda u dërgua në pavjonin e traumës në spitalin University Hospital, por dhe ajo vdiq me vone”.

Policia ende nuk ka bërë komente mbi motivet e sulmit të rëndë që në dukje rezulton dhunë shtëpiake./DailyMail/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA