Kukësi dhe Dinamo barazojnë me gola, verilindorët të rrezikuar në fund të tabelës

07/04/2024 17:38
Futbollistë të Dinamos

Kukësi dhe Dinamo u përballën sot në “Kukës Arena” ku barazuan me rezultatin 1-1.

Të dyja skuadrat nuk përfituan asgjë nga ky rezultat, ndërsa te Kukësi po mundohen të shmangin zonën e ftohtë teksa prej muajsh janë mbërthyer në vendin e fundit.

Nga ana tjetër, Dinamo qëndron në vendin e katërt. Ndeshja u zhbllokua nga vendasit në minutën e 72-të me gol të Kongo Salamit. Pas 6 minutash, Dinamo vendosi ekuilibrat me Ardit Tahirin, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

Tabela e renditjes në Superligë

Top Channel