VIDEO/ Supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi shënon golin e shtatë sezonal

06/04/2024 22:23

Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas.

27-vjeçari shënoi në minutën e 53 të ndeshjes që Bani Yas e humbi ndaj Al Wahda me shifrat 3-1.

Realizimi i Seferit ishte mjaft i bukur me sulmuesin që shënoi me të djathtën nga një kënd shumë i vështirë. Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas, teksa lojtari shqiptar ka regjistruar edhe një asist.

Linku për të parë momentin e golithttps://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/04/8qV70K098JlzxYIK.mp4?_=1

Top Channel