Peshëngritja “ngel në klasë”/ Briken Calja jashtë olimpiadës: S’ishte momenti i duhur

06/04/2024 15:34

Briken Calja rikthehet në Shqipëri pas Botërorit të Tajlandës ku arriti të renditet vetëm në vendin e dhjetë.

Ish-kampion i Botës sot në moshën 34-vjeçare ishte i vetmi që ishte në gjendje të përfaqësonte peshëngritjen shqiptare në Botëror nga I cili gjëja më pozitive ishte rikthimi i tij në një dy garësh konkurrues si a që bëri me 333 kg.

Ky kampionat ishte dhe shpresa e fundit për peshëngritjen shqiptare që të siguronte një vend në Olimpiadën e Paris 2024.

Pjesëmarrës në 3 olimpiadat e mëparshme, dhe padyshim sportisti më në formë i peshëngritjes sonë, kishte të gjithë sytë dhe shpresat e njerëzve, që të vazhdonte ta mbante lartë emrin e peshëngritjes edhe në Olimpiadën e kësaj vere.

Përpos modifikimit të klasifikimit të përgjithshëm Federata Shqiptare e Peshëngritjes po përgatitet të presë një ftesë që gjithsesi të ketë mundësinë të jetë në Olimpiadë.

Top Channel