Murrizi në Top Talk: Bardhi paradite lider imagjinar në protestë, pasdite me Çuçin! Meta s’është në…

06/04/2024 12:47

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Chanel tha se Rithemelimi dhe PS kanë një pazar mes palëve.

Ai e konsideron një fasadë protestën e organizuar një ditë më parë, pasi sipas ish-deputetit, Gazment Bardhi nga një anë sulmon maxhorancën nga ana tjetër ulet në tryezë me ta.

Murrizi: Këtu ulesh me Ramën e Lindën, këtu do të sulmosh Erionin, këtu ngre kartonin për të favorizu drejtorat, apo Erionët e vegjël, pastaj pasdite do ulet me Çuçin,. Do themi ça do bëjmë. Kanë votuar shumë herë në Pazar, i sheh në rrugë e thua po vriten, në Parlament po puthen. Opozitë me orë diellore, nuk ngjit, unë kam qenë i ashpër me qëndrimet e Rithemelimit. Vetëm një debil mund të përsërisë 34 vite një eksperiment të dështuar, lideri imagjinar pse u shkon kamera mbrapa, pse thërret në takim Yuri, pse bën foto me  një senator që ka dezhurnin në Senatin amerikan, nuk bëhesh dot.

Juli Xhokaxhi: Më jep një përgjigje për riaktivizimin e Metës, ishte në protestë, foli me tone shumë të ashpra

Murrizi: Për njerëz që nuk janë në gëzofin tim politik, përqasen me bindjet e mia politike si anti-komunist, si njeri që kam qejf që ata të përndjekurit politikë të mos sorollateshin edhe nga qeverisja e Metës në ‘97-98. Po të shikosh edhe PS ka një dakordësi, pse s’flet Taulanti i dosjeve të famshme që do të bënte ligj do të hapte dosjet, jo çdo teatër e tyre paguhet nga shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA