Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Nedim Bajrami ngjitet në katedër me një asist dhe një gol në transfertën ndaj Salernitanës, aty ku Sassuolo mori vetëm një pikë, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2.
Fantazisti shqiptar bëri gjithçka mirë në minutat e fundit të pjesës së parë, duke u dhënë emilianëve avantazhin e dyfishtë, që më pas u shpërdorua në pjesën e dytë, me Sassuolon që la dy pikë mjaft të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Nedim Bajrami ishte padyshim më i vlerësuari në këtë takim, duke marrë notën 7.5, teksa në përshkrim evidentohet fakti që me prekjet e tij bëri diferencën.
“Niset ngadalë, por jep një asist perfekt për Laurentie dhe më pas shënon vetë me pasimin e Pinamontit”, thuhet në vlerësimin për Bajramin.
Disa minuta në fushë edhe për mbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla, i cili është vlerësuar me notën 6, teksa ndeshja e tij cilësohet si një tjetër hap drejt rikuperimit të plotë. /Supersport
Top Channel