Fluks në pediatri! Mjekët në Lushnjë: Vizitat nuk janë normalitet i kësaj periudhe

06/04/2024 12:30

Edhe pse në stinën e pranverës vazhdon të jetë i lartë fluksi i vizitave në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës me rreth 50-60 vizita në ditë.

Virozat të cilat kanë nisur që në nëntor të vitit të kaluar vazhdojnë me të njëjtin intensitet duke arritur mbi 50 shtrime. Mosha 10-14 vjeç gjithashtu janë prekur nga këto viroza.

Sipas mjekes  pediatre Nirdia Xhafa kjo nuk është normale për këtë periudhë të vitit. Simptomat janë temperatura të larta, diarre, dhimbje fyti.

Shumica E fëmijëve të sëmur trajtohet në spitalin e Lushnjës por nuk kanë munguar rastet e rënda të cilët janë drejtuar për mjekim të specializuar në repartin e pediatrisë në Tiranë.

Top Channel