Finalja e Kupës së Mbretit/ Atletico Bilbao përballet me Mallorcan për trofeun e parë sezonal

06/04/2024 15:30

Në Sevilla, Ath Bilbao dhe Mallorca do të diskutojnë trofeun e parë sezonal në Spanjë, me të dyja skuadrat që do të vendosen përballë, për herë të parë në histori në finalen e Copa del Rey.

Një ndeshje vërtet interesante, me baskët të cilët do të luajnë finalen numër 40 në histori, dy më pak se Barcelona, ndërkohë që skuadra e Valverdes rikthehet në finale pas sezonit 2020-2021.

Në krahun tjetër, Mallorca rikthehet në finale pas më shumë se dy dekadash pritjeje, pas sezonit 2002-2003 që në fakt mbart shumë kujtime të bukura pasi është suksesi i vetëm në Copa del Rey ndaj Recrativo Huelva, ndërsa kjo do të jetë finalja e katërt në histori.

Bilbao niset si favorite, pasi e ka fituar këtë trofe plot 23 herë, teksa vetëm Barcelona ka bërë më mirë, me 31 herë.

Për herë të parë në historinë, Athletic Bilbao dhe Mallorca do të diskutojnë trofeun e e Copa del Rey, me sfidën që do të nisë prej orës së 22:00 të së shtunës dhe do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA