Aktivizimi i Brojës i sjell buzëqeshjen Sylvinhos, sulmuesi pret më shumë hapësira te Fulham

06/04/2024 22:52

Armando Broja më në fund pa dritë në fund të tunelit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u rikthye nën urdhrat e trajnerit të Fulham, Marco Silva, pas tre ndeshjesh nw tribunw. Tekniku portugez e kishte lënë në tribunë Brojën në tre takimet e fundit, por ndaj Newcastle e uli sërish në stol dhe e aktivizoi në minutën e 85-të.

Një lajm i mirë për sulmuesin, por dhe për trajnerin Sylvinho i cili sheh një prej lojtarëve që ai e konsideron të rëndësishëm që të marrë minuta. Edhe pse hapësira ishte e vogël, fakti që Broja u hodh në fushë mund të merret si një mesazh pozitiv që deri në fundin e sezonit, Fulham t’i japë më shumë besim.

Video: https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/04/Broo.mp4?_=1

Vetë trajneri Silva para ndeshjes kishte deklaruar se ai i di cilësitë e Brojës dhe paralajmëroi se do i ketë mundësitë e tij. Broja kërkon që të marrë sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë në formë e të bindë trajnerin Sylvinho për t’i bërë vend për në kampionatin europian që do luhet gjatë kësaj vere në Gjermani.

Top Channel