Modeja ruse dënohet 10 muaj burg për videon provokuese ndaj statujës së luftës (fotot)

05/04/2024 21:46

Megjithëse ajo tentoi të largohej për t’i shpëtuar dënimit, modelja ruse e rrjetit Alena Agafonova është dënuar sot me burg për foton ku dukej se ‘guduliste’ gjoksin e statujës së ‘dëshmorëve të atdheut’ ne Moskë.

Mediat thonë se 23 vjeçarja Agafonova mund ‘të dërgohet në gulagët famëkeq’ për të kryer dënimin, madje disa supozime eksteme thonin se mund të bëjë dhe ‘punë të detyruar’, sipas rrjetit britanik ‘The Sun’.

Akuzat ndaj saj citoheshin si “rehabilitim i nazizmit” teksa gjykata e dënoi për videon e xhiruar vitin që shkoi, prane statujës së luftës me titull “Atdheu thërret”.

Memoriali rreth 100 metra i lartë është një grua me shpatë në dorë në kujtim të heronjtë betejës së Stalingrad në Luftën e II Botërore.

Në videon e saj që tashmë është ndaluar në Rusi, Alena duket sikur “gudulis” gjoksin e djathtë të skulpturës.

Modelja ishte shfaqur më parë e përlotur në gjykatë teksa zotohej të mos e bënte përsëri “gabimin”.

“I drejtohem qytetarëve të Rusisë dhe të Volgograd të mos bëjnë veprime si të miat vitin që shkoi prej budallallëkut. Unë nuk desha të ofendoj asnjë dhe kërkoj ndjesë”, tha modelja.

Agafonova ka marrë akuzat e “desekrimit të një vend-varrimi” për gjestin ndaj statujës që kujton të rënët, si dhe akuzat e “veprimeve që shkelin normat e moralit”, shkruan The Sun.

Gjykatësi i përmendi gjithashtu se veprimet e saj ishin një “rehabilitim i nazizmit”, dhe sjelljeve anti-patriotike në kohën e luftës në Ukrainë.

Burimet gjyqësore thonin se Agafonova “qante gjithë kohën dhe ishte e tronditur”.

Në imazhet e postimit që tashmë janë ndaluar në Rusi, Agafonova dukej se guduliste “gjoksin” e djathtë të figurës.

Statuja është në fakt nga më të famshmet në Rusi dhe nderon heronjtë e betejës së Stalingrad gjatë fitores sovjetike kundër ushtrisë së Hitlerit.

Rasti i saj është i ngjashëm me këngëtaren ruse Maxim Tesli, që u akuzua për “huliganizëm” dhe u detyrua t’i largohej arrestimit duke shkuar në Sri Lanka për gjashtë muaj.

Gjithsesi menjëherë pas kthimit ajo u ndalua dhe doli në gjyq.

FOTO GALERI
1/5
Megjithëse ajo tentoi të largohej për t’i shpëtuar dënimit, modelja ruse e rrjetit Alena Agafonova është dënuar sot me burg për foton

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA