“Më mungon vetëm ky klub në karrierën time”, Ozil zbulon skuadrën për të cilën do kishte dashur të luante

05/04/2024 19:00

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Gjermanisë, Mesut Ozil i dërgoi një “mesazh dashurie” Juventusit duke u shprehur se “Zonja e Vjetër” ishte i vetmi klub që i mungonte në karrierën e tij.

35-vjeçari, u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pasi luajti me fanellat e Schake 04, Ëerder Bremen, Fenerbahçen, Real Madridin dhe Arsenal.

Me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës, ndërsa me Real Madridin një La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ndërsa Arsenalin, fitoi katër FA Cup.

Në një postim në rrjetin social “X”, turko-gjermani tha se në karrierën e tij futbollistike mungonte vetëm Juventus, si një prej klubeve për të cilin do kishte dashur të luante.

“Krenar për karrierën time dhe për të gjitha klubet e mrekullueshme për të cilat kam pasur privilegjin të luaj – vetëm një klub më mungon: dashuria ime italiane. Juve, storia di un grande amore”, ka shkruar Ozil në postin ku ka publikuar edhe një foto me fanellën e Juventusit.

Top Channel