Liverpool i pandalshëm! Kalon Sheffield United dhe mbetet 2 pikë mbi Arsenalin dhe 3 larg City-t

05/04/2024 12:30

Liverpool rrezikon, por nuk gabon në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League ndaj Sheffield United.

“The Reds”, triumfuan me rezultatin 3-1, teksa vendimtar ishte një supergol i MacAllister në fraksionin e dytë të ndeshjes. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli “karambolesk” të Darwin Nunez që shfrytëzoi një gafë të portierit Grbic.

Në pjesën e dytë, Sheffield United barazoi pas një autogoli të pafat të Bradley. Megjithatë, vendasit këmbëngulën dhe u shpërblyen nga një perlë e MacAllister. Mesfushori goditi bukur në hyrje të zonës kundërshtare me topin që shkoi në trekëndësh. Në fund, listës së golashënuesve iu shtua edhe Gakpo që e bëri më të sigurt fitoren.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 teksa Liverpool mban kreun e Premier League me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe tre më shumë se Manchester City i vendit të tretë. Sa i takon Sheffield United, kjo skuadër mbetet në vendin e fundit me 15 pikë e destinuar për të rënë në Championship sezonin e ardhshëm.

Top Channel