Ish-drejtuesi i Barcelonës zbulon gafat: Mbappe do të kishte ardhur te ne, lamë Haalandin se kishim…

05/04/2024 17:48

Javier Bordas, ish-drejtor sportiv i Barcelonës, zbuloi se Kylian Mbappé mund të kishte përfunduar në radhët e katalanasve, por në atë kohë drejtuesit preferuan Dembelenë,

“Nëse do ta kishim kërkuar, Mbappé do të kishte ardhur në Barcelonë. Kur PSG pagoi 222 milionë euro për Neymarin (në 2017), ne kishim para për ta blerë atë, por drejtuesit preferuan Dembélénë. Unë zgjodha Mbappenë, fola me babanë e tij, do të kishte ardhur në Barcelonë”, ka Bordas për El Chiringuito.

Ish-drejtuesi foli edhe për norvegjesin Arling Haaland: “Doja që të vinte në Spanjë. Do të na kushtonte 20 milionë euro, para që do t’i merrte Salzburgun dhe 20 milionë euro të tjera për Mino Raiolën. Ai tashmë kishte shpërthyer. Kishte biseda, por ishte Suarez te Barcelona dhe u vendos të mos e blinim.”/SuperSport

Top Channel