Iranianët thonë se Izraeli ‘nuk do të mbetet pa përgjigje’ teksa marshojnë në ditën e Al-Kuds (video-foto)

05/04/2024 18:20

Përfaqësues të qeverisë së Iranit dhe liderë fetarë merrnin pjesë sot në marshimin e përvitshëm të Ditës së Al-Kuds, të fokusuar te lufta në Gaza.

Dita shënohet me marshime patriotike në të gjitha qytetet e vendit, ndërsa në kryeqytetin Teheran, kreu i Gardës Kombëtare premtonte kundërpërgjigje pas sulmin ajror të Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri.

Sulmi izraelit në Damask vrau 13 njerëz, duke përfshirë dhe shtatë anëtarë të Gardës, mes tyre gjeneralin që komandon trupat iraniane në Siri e Liban, shkruan AlJaseera.

“Ne paralajmërojmë se asnjë veprim i armikut kundër stabilimentit tonë të shenjtë  [Republikës islamike] nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Hossein Salami në mitingun e mijëra njerëzve të premten në Teheran, mes brohorimave të publikut “Vdekje Amerikës!” e “Vdekje Izraelit”.

Ai shtoi se për Izraelin nuk gjë tjetër përveç “disfatës” në sulmin në Gaza, qoftë nëse vijon sulmit qoftë nëse tërhiqet. Më tej ai përsëriste mesazhe të luftëtarëve palestinezë  kundër atij që quante “regjimi sionist që bombardon në Gaza”.

“Sionistët dhe mbështetësit e tyre në Amerikë besojnë se mund vrasin muslimanët, t’i rrethojnë e t’i dëbojnë ata për të jetuar vetë më mirë, por e vërteta është krejt e kundërta”.

Pamjet televizive tregonin sot zyrtarë iranianë të qeverisë ushtrisë e gjyqësori, përfshi presidentin Ebrahim Raisi kreun e Gardës Revolucionare, Esmail Qaani, që ecnin mes demonstruesve në Teheran dhe në qytete të tjera të vendit.


Në kryeqytet u mbajt procesioni funeral për ushtarakët e vrarë nga sulmi në Siri, trupat e të cilëve mbërriten në vend së fundmi në vend.

Në qytetin juglindor Zahedan, dhe në Yazd në zonat qendrore, ushtarë në uniforma mbanin trupat të vrarëve në sulmin “terrorist” të së enjtes, teksa mijëra demonstrues ndiqnin nga pas.

Ndërsa në Qazvin pranë Teheranit, mediat tregonin qindra gra me pëlhura të bardha në kokë në shenjë solidariteti me nënat në Gaza, që kanë humbur fëmijët e tyre nga bombat izraelite dhe nga izolimi ushtarak që ka sjellë vdekje nga uria. /AlJaseera/

FOTO GALERI
1/3
Përfaqësues të qeverisë së Iranit dhe liderë fetarë merrnin pjesë sot në marshimin e përvitshëm të Ditës së Al-Kuds, të fokusuar te lufta në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA