Disfata e Manchester United, reagimi “thumbues” nga Ronaldo: Ditë të lumtura!

05/04/2024 17:17
Cristiano Ronaldo

Pas humbjes së Manchester United përballë Chelseas, ku “djajtë e kuq” u mposhtën në minutat e fundit të lojës, një postim i bërë nga Cristiano Ronaldo në rrjetin social “X” është parë si një “thumbim”për ish-klubin e tij.

Në fotografinë e publikuar, portugez shihet teksa mban në dorë celularin e tij, duke buzëqeshur dhe në përshkrim lexohet mesazhi i mëposhtëm: “Ditë të lumtura”.

Komentuesit e kanë cilësuar këtë si një lloj sarkazme të drejtuar ndaj Manchester United për mënyrën sesi u largua nga klubi.

Top Channel