
25/02 09:55
Pas humbjes së Manchester United përballë Chelseas, ku “djajtë e kuq” u mposhtën në minutat e fundit të lojës, një postim i bërë nga Cristiano Ronaldo në rrjetin social “X” është parë si një “thumbim”për ish-klubin e tij.
Në fotografinë e publikuar, portugez shihet teksa mban në dorë celularin e tij, duke buzëqeshur dhe në përshkrim lexohet mesazhi i mëposhtëm: “Ditë të lumtura”.
Komentuesit e kanë cilësuar këtë si një lloj sarkazme të drejtuar ndaj Manchester United për mënyrën sesi u largua nga klubi.
Happy days 💚 pic.twitter.com/rYKY7AVi8r
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 4, 2024
Top Channel