“Çmendet” Chelsea! Në “Stemford Bridge”, “blutë“ mundin Manchesterin pas 103 min

05/04/2024 12:33

Një ndeshje e çmendur ajo e zhvilluar në “Stemford Bridge” mes Chelsea dhe Manchester United në kuadër të javës së 31-të në Premier League.

Pjesa e parë përfundoi 2-2, kur ‘blutë’ e Londrës ishin në avantazhin e dy golave, ndërsa në 45 minutat e dytë “Djajtë e Kuq” ia dolën që të përmbysnin rezultatin në 3-2. Garnacho shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, kur u asistua në minutën e 67-të nga Antony.

Por asgjë nuk përfundoi këtu, pasi ishin për t’u luajtur shumë minuta shtesë për shkak të zhvillimeve të takimit. Në total u luajtën edhe 12 minuta shtesë, ku djemtë e Pochetinos i shfrytëzuan në maksimum. Në minutën e 100-të të ndeshjes, Palmer shndërroi në gol një penallti, duke barazpeshuar gjithçka dhe duke i shmangur humbjen skuadrës së tij (3-3).

Por ende pa marrë veten nga kjo suprizë, “Djajtë” nuk e kishin menduar se mund të shkonin edhe më keq, kështu dy minuta më pas, sërish Palmer i asistuar nga Enzo Fernandez shënon edhe golin e katërt për Chelsea duke i dhënë skuadrës së tij veç tre pikëve edhe një fitore spektakolare 4-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA