Brahim Diaz “shkëlqen” në Madrid, Real-i kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë

05/04/2024 13:34

Brahim Diaz është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid-it këtë sezon.

Këtë sezon në La Liga mesfushori ka treguar potencialin e tij, të cilin pakkush e priste të ishte në nivelin që ai tregoi.

Kjo formë e mesfushorit, sipas medieve spanjolle ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubeve, që kanë kontaktuar Real-in për të kuptuar nëse ekziston mundësia e transferimit të tij në mënyrë të përhershëm apo edhe në formë huazimi.

Megjithatë, drejtuesit e “Los Blancos” nuk e mendojnë aspak shitjen e tij, madje tashmë nga 20 milionë euro që e vlerësonin kartonin e tij pas mbarimit të huazimit te Milan-i, tashmë Brahim Diaz për klubin madrilen vlen jo më pak se 60 milionë euro, një shifër vërtetë e lartë, që do të pranohej si ofertë vetëm në rast se lojtari kërkon të largohet.

Top Channel