Besimtarët në xhaminë e Jeruzalemit për të premten e fundit të Ramazanit, mes ndalimeve e kërcënimeve të ushtrisë (fotot)

05/04/2024 19:39

Besimtarët palestinezë shkonin sot në numra të mëdhenj drejt xhamisë Al-Aksa në Jerusalem për lutjet e të premtes së fundit të muajit të Ramazanit, nën masa të ashpra sigurie e kontrolli nga ushtarët izraelitë.

Shume prej tyre nuk u lejuan te hynin nga postblloqet e sigurise izraelite.

Grupet e besimtarëve ndaloheshin shpesh aq sa konfrontime e kërcënime dhune bëheshin nga oficerët izraelitë.

Besimtari Yasser Basha, nga Tulkarem tha se kufizimet e vendosura nga Izraeli kërkojnë të demoralizojnë psikologjikisht palestinezët:

“Njerëzit tanë janë prekur psikologjikisht, vendosën kufizime moshe duke lënë të hynin vetëm burrat mbi 55 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç. Sikur të mos ishte për luftën në Gaza do të ishte më e lirë hyrja në Al-Aksa.”

Najah Shehadeh, musliman nga Ramallah tha se mendonte për gjendjen në Gaza:

“Njerëzit janë të trishtuar prej luftës në Gaza, të gjithë duhet të përballen me këtë realitet, por Zoti është më i madhi”.

Maher Muheisen, musliman nga Jeruzaleni lindor, shtonte për rrjetin AFP:

“Siç e shikoni janë vendosur masa të ashpra kufizimesh, ndalimesh e kontrollesh. Ne jemi vetëm rreth 250 vetë këtu, shumë të tjerë u kthyen mbrapsht nga pushtuesit. Kanë ngritur postblloqe kudo”.

FOTO GALERI
1/8
Besimtarët palestinezë shkonin sot në numra të mëdhenj drejt xhamisë Al-Aksa në Jerusalem për lutjet e të premtes së fundit të muajit të Ramazanit, nën masa të ashpra sigurie e kontrolli nga ushtarët izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA