Banorë të New York reagojnë ndaj tronditjes së tërmetit me magnitudë 4.8 në rajon (fotot)

05/04/2024 19:17

Banorë të New York reagonin sot me pasiguri pasi qyteti u trondit nga një tërmet i vogël, me epiqendër në shtetin fqinjë të New Jersey. Ata tregoheshin të qetë edhe pse pranonin habinë dhe trembjen.

Ana Villagran, rezidente 62 vjecare e Brooklyn tha se ishte hera e parë që ndodhte:

“Jam trembur pak, është e çudtishme pasi nuk ndodhur kurrë më parë këtu. Shumë njerëz mund të jenë të trembur tani por kështu e ka  New York”.

Victoria Suarez, vizitore nga Texas, tha se bashkë me shoqëruesin e saj Hunter Garrison, ishin bar kur u ndjenë dridhjet.

“Ishim duke ngrënë diçka në bar kur ndjemë tundjen, por menduam se mos vinte nga tuneli nëndheshëm i metrosë. Por më vonë miqtë nisën të na shkruanin ‘A e ndjetë tërmetin?’, kështu që nuk ishte shumë i madh. Nuk ishte as tronditje por vetëm si një kërcitje, por e pashë që lëvizi pamja”.

Rezidenti 69 vjeçar vendas Igor Vienstock, gjithashtu tha se “nuk ishte diçka e madhe”.

” Ka probleme më të mëdha në botë se kjo. Nuk kishte problem, ne e ndjemë në zonën tonë, edhe pse nuk jemi zonë sizmike. Po le ta lëmë me kaq,”.

Pensionistja e Mary Witke, tha për AFP:

“Më pëlqeu tundja, nuk ishte e frikshme. Thashë me vete ‘le të jetë çfarëdo që të jetë’. Por tani jam kurioze, shpresoj që urat të jenë në rregull”.

“Unë isha në tavolinën e fizio-terapisë dhe po bëja ushtrimet e mia. Ishte qetësi prandaj i ndjeva lëvizjet. Por e dija se kemi afër dhe trenin nëntokësor. Por Alberti terapisti, tha se nuk ishte një tren dhe u habita të më thonin se ishte tërmet. Atëherë njerëzit ndaluan atë që po bënin dhe morën celularët e tyre”, tha zonja Witke.

FOTO GALERI
2/5
Ana Villagran, rezidente 62 vjecare e Brooklyn tha se ishte hera e parë që ndodhte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA