Në prag të Francë-Irak, alarm për rrufetë, çfarë thotë protokolli 22/06 13:17
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani edhe pse ende nuk ka luajtur ndeshjen e parë për këtë sezon me klubin e tij në Korenë e Jugut, duket në super formë gjatë stërvitjes së bërë.
Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se po stërvitet me skuadrën, ku shihet teksa shënon një super gol nga distanca, të ngjashëm me ato që ka shënuar gjatë ndeshjeve në fazën e grupeve me kombëtaren.
28 vjeçari është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i Gëangju, Jung-Hyo Lee, i cili e ka parë të arsyeshme të mos grumbullojë në këtë fillim sezoni sulmuesin shqiptar, edhe pse ky i fundit nuk vuan nga asnjë dëmtim.
Top Channel