VIDEO/ Liverpool “vuan”, por arrin të fitojë ndaj Sheffield United! Rikthehet në vendin e parë

04/04/2024 22:44

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore përballë Sheffield United me rezultatin 3-1. Më së miri e nisën ndeshjen mysafirët të cilët rrezikuan portën e Liverpolit që në minutën e parë me James McAtee.

Liverpool shtoi sulmet drejt portës së Sheffield United dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 17-të kur portiere kroat mbajti shumë topin dhe në momentin që tentoi ta largonte, Darvin Nunez e preku për ta çuar në rrjetë për të shënuar rezultatin 1-0.

Pasi filloi pjesa e dytë, Liverpooli humbi epërsinë kur Conor Bradley shënoi në portën e tij për 1-1.

Liverpool riktheu epërsinë në minutën e 76-të, kur Alexis Mac Allister shënoi gol të bukur për 2-1.

Në minutën e 90-të, Liverpooli siguroi fitoren kur Robertson asistoi te Cody Gakpo që shënoi për 3-1.

Liverpooli me këtë fitore kthehet në krye me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Man City.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA