U bllokuan për 24 orë në detin e Vlorës, peshkatari tregon defektin që pësoi anija dhe si arritën të shpëtonin

04/04/2024 13:39

Albert Metushi, peshkatari i cili qëndroi në det për më shumë se 24 orë, tregon për Top Channel defektin që pësoi anija e tij, rreth 14 mije larg brigjeve të Vlorës.

Anija me tre persona në bord ka dalë për peshkim në datë 2 dhe mbrëmjen e djeshme pasi kishin pasur dhe prodhim të mirë po bëheshin gati për t’u kthyer në tri Port, por një defekt, cima apo litari i anijes është mbështjellë rreth helikës dhe kjo ka bërë që të bllokohet në det.

Peshkatari Albert Metushi ka kërkuar ndihmë, ndërkohë që policia kufitare ka shkuar me mjetin e saj por nuk ka mundur ta tërheqë, duke njoftuar një tjetër peshkarexhë, e cila ka shkuar dhe i ka ardhur në ndihmë, duke e sjellë në gjirin e Vlorës, aty ku polumbarët do punojnë për heqjen e cimës nga helika dhe më pas anija do ankorohet në tri port.

 

Top Channel