U arrestua në Korenë e Jugut, kush është autori i vrasjes së një taksisti dhe grabitjes së disa të tjerëve në 1997, që do të ekstradohet

04/04/2024 13:26

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar disa ditë më parë në Kore të Jugut pritet të ekstradohet nesër në vendin tonë.

Ervin Shahi rezulton i dënuar me burgim përjetë për 1 vrasje dhe 4 plagosje. Ai mësohet se ka vrarë një taksist për ta grabitur, ndërsa në vitin 1995 plagosi disa të tjerë.

Ai është arratisur nga vendi në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut, ndërsa jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit.

 

Top Channel