Një peshkarexhë me tre anëtarë ngel në mes të detit! Peshkatarët duhet të mbërrinin dje në port, por defekti në helikë bëri që…

04/04/2024 08:04
foto ilustruese

Një peshkarexhë me tre anëtare në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.

Këta peshkatarë kanë dalë në det që dy ditë më parë dhe kthimin e kishin ditën e djeshme.

Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjell në zonën e Tri Portit. Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalat, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre i shkuan në ndihmë.

Top Channel