Një pemë për çdo kredi hipotekore! Fibank, kredi me kushte konkurruese. Në vijim edhe 1000 pemë të reja

04/04/2024 15:25

Fibank po mbjell një pemë për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë.

Vala e dytë e këtij projekti po zhvillohet tashmë në Tiranë, ku Fibank po mbjell 220 pemë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Kjo nismë është një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve më të mira të kredisë me Iniciativat Sociale të Gjelbërta për të ndikuar pozitivisht në mjedis. Çdo pemë mban emrin e një anëtari të familjeve që janë mbështetur me një kredi hipotekore.

Për drejtuesin ekzekutiv të Fibank, z.Bozhidar Todorov vizioni i Fibank shtrihet përtej transaksioneve financiare dhe kushteve konkurruese të kredisë hipotekore, në krijimin e një komuniteti dhe mjedisi gjithëpërfshirës

“Një fjalë e urtë në vendin tim thotë: Çdo njeri duhet të mbjellë një pemë, të ndërtojë një shtëpi dhe të rrisë një fëmijë! Fibank po i mbështet të gjithë për të përmbushur më së miri dy të parat. Kjo nismë që ndërthur shërbimet financiare me ndërgjegjen mjedisore thekson përkushtimin tonë si ndaj klientëve tanë, familjeve të tyre dhe ndaj vendit”, tha Todorov.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë duke përshëndetur nismën theksoi nevojën që kryeqyteti ka për kontribute të tilla që ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme.

Më shumë se 1.000 pemë të tjera do të mbillen në periudhën në vijim në unison me rritjen e biznesit të Fibank për kredidhënien. Kredia hipotekore në Fibank ofron stabilitet me normë interesi fikse deri në 2 vjet, duke filluar nga 1.99%. Ajo mbulon deri në 100% të planit të investimit dhe afati i kredisë shtrihet deri në 30 vjet. Fibank përshtat planin e ripagimit për t’iu përshtatur qëllimeve të çdo klienti, ndërsa kjo kredi kontribuon edhe në gjelbërimin e mjedisit me një pemë.

Top Channel