Lazio feston 125-vjetorin, klubi kryeqytetas përgatit një stemë të re

04/04/2024 19:18

Klubi i Lazios është përfshirë nga ndryshimet e shumta në ditët e fundit.

Kështu, pas ndryshimit të trajnerit me skuadrën që kaloi nga Sarri në urdhrat e Igor Tudor, drejtuesit po mendojnë edhe ndryshimin e logos aktuale. E gjitha vjen pasi më datë nëntë janar të vitit 2025, Lazio do të festojë datëlindjen e 125-të me klubin që është themeluar në vitin 1900.

Ende nuk bëhen të ditura detajet e stemës së re të bardhekaltërve, por lajmërimi është pritur pozitivisht nga tifozët që presin një risi nga drejtuesit e klubit.

Sakaq, një tjetër event për Lazion do të mbahet më datë 12 maj për të kujtuar titullin e parë të fituar në sezonin e largët 1973-1974 me skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Tommaso Maestrelli./SuperSport

Top Channel