Kupa e Gjermanisë! Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e madhe

04/04/2024 13:21

Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë.

“Aspirinat” nuk hasën probleme përballë Fortuna Dusseldorfit që garon në Bundesliga 2. Kundërshtar të cilin e mposhtën 4-0. Djemtë e Xabi Alonsos zgjidhën gjithçka në pjesën e pare ku shënuan 3 gola. Me Jeremie Frimpong, Amine Adli dhe Florian Wirtz. Ky i fundit festoi sërish në minutën e 60’, moment kur u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Titulli i parë në histori është shumë afër (+13 me Bayernin), ndërkohë që është një hap larg fitimit të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Xabi Alonsos është edhe një nga pretendentët për triumfin në Europa League.

Turne ku do të sfidojë anglezët e West Hamit për një biletë në gjysmëfinale. Finalja Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit (25 maj).

Top Channel