Fiorentina drejt finales, fiton ndeshjen e parë me Atalantën

04/04/2024 12:20

Ngjyroset vjollcë ndeshja e parë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës.

Vendasit fituan 1-0 falë eurogolit të Rolando Mandragorës në pjesën e parë. Mesfushori italian shënoi një gol shumë të bukur pas gjysmë ore lojë. Dhe në stadiumin “Artemio Franchi” nisi festa e tifozëve të Fiorentinës. Sfida nuk prodhoi më gola dhe skuadra finaliste do të përcaktohet në duelin e kthimit në Bergamo më 24 prill.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti e zhvilloi të plotë këtë takim për Atalantën. Juventus-Lazio është çifti tjetër gjysmëfinal. Bardhezinjtë e Max Allegrit fituan 2-0 duelin e parë në Torino.

Top Channel