“Drejtësinë e kishit hyzmeqare të tekave të pushtetit tuaj”, Spiropali-opozitës: Ju ka zënë rrota bishtin dhe kokën

04/04/2024 11:06

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur ashpër akuzave të deputetëve opozitës se Amnistia Penale është një pazar anti SPAK.

Spiropali: Shkoni poshtë ballkonit të atij të marrit. Është apo nuk është organizatë kriminale Spak, të mençurit, marrëzia dhe mençuria i ndan një fill i hollë, përgjigjuni pyetjes thelbësore, a është apo jo SPAK një organizatë kriminale, e kemi bërë shumë qartë atë ndarje se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron ai i drejtësisë. Drejtësinë e kishit një hyzmetqare të tekave të pushtetit tuaj, të gjitha inkoherencat tuaja, të gjithë mungesën e arsyes, çohet njëri të arrestojë më shumë, ju nuk dini ç’thoni se me drejtësinë ju ka zënë rrota bishtin dhe kokën, Basha sa është zgjuar nga gjumi që thotë do amnistoni të dënuarit nga gjykata speciale, në publik duam të shohim, e kemi bërë kur e kemi parë të arsyeshme, politika jonë penale nuk duhet të frymëzohet nga e vjetra për dy paket cigare, por një shoqëri që është e vetëdijshme, por meqë jeni të akuzuar dhe akuzues.

Top Channel