Amnistia Penale ka krijuar debat të ashpër mes opozitës dhe maxhorancës këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend.
Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi transparencë, duke theksuar se publiku ta kuptojë se çfarë po ndodh.
Alibeaj: Të gjithë bëhen gati për të votuar një akt që përmban brenda amoralitetin më të madh politik. E di që fundi i mandatit e vendos gjithsecilin në sfidën nëse do të vazhdojë apo jo, ndaj për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë që të ruajnë karrigen e tyre. Asnjëri këtu që bëhet gati për të votuar Amnistinë nuk i hapet barku për të dënuarit, i sakrifikuari i madh sot është drejtësia. Me Amnistinë në heshtje, jashtë rregullave, janë 4 amendente që duhej të analizoheshin. Jepet vota për ti ulur dënimin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re, SPAK dhe GJKKO. Detyrimi i parë që duhet të keni është që më së pari të bëni transparencë duke e kthyer tek komisioni i ligjeve, që publiku ta kujtojë se çfarë po gatuhet në këtë parlament. Janë 4 amendamente, 3 prej të cilave godasin SPAK.
Manja: As nuk përfiton, as nuk i zbritet dënimi, janë akomoduar edhe kërkesat e opozitës për protestuesit, jo siç i kërkuat juve në 2020, ata që ndiqen penalisht nga drejtësia, kur të vijë radha për ta votuar është i lirë që secili nga deputetët të marrë amendamentin, sepse s‘kemi bërë ndonjë shpikje, nga 3 vjet në 4, nga 4 në 5 për gratë, një vit e gjysmë për burrat, 2 vite për gratë, këtu në mënyrë të shprehur është, kë ka dënuar GJKKO nuk ka përfituar amnisti apo ulje. Vetëm 5% të Kodit Penal, merru me politikën e jashtme o profesor, ç’punë ke ke amnistia.
Top Channel