Balla përplaset me Bylykbashin në Kuvend: Kërkoji poshtë ballkonit jep dorëheqjen Sali! Deputeti: Ministrat janë në target për të përfunduar në burg

04/04/2024 15:15

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është përfshirë në debat edhe me deputetin Oerd Bylykbashi këtë seancë plenare në Kuvend.

Nisur nga akuzat e demokratit se prokuroria nuk heton zyrtarë të nivelit të lartë, ndryshe nga vendet e tjera, Balla i ka kërkuar që t’i thoshte ish-kryeministrit Berisha të jepte dorëheqjen.

Bylykbashi: Në lajmet e ndërkombëtareve ishin se kryetarja e parlamentit të Afrikës së Jugut jepte dorëheqjen sepse prokuroria e atij shteti kishte nisur hetim për korrupsion kur kishte qenë ministre e mbrojtjes sepse ka kërkuar para nga kontratat e kontraktorëve. Ajo akuzohet për vetëm 120 mijë dollarë. Tani ai 500 mijë eruoshi te tub i pastrueses e bën të turpërohet. Imagjinoni milionat e eurove që dalim përditë nga aferat korruptive, që kanë burim Edi Ramën. Në ‘91 kanë dalë nga diktatura, njësoj si ne. Korrupsioni që keni vendosur është mënyrë qeverisjeje. E bëni haptazi, me ligje, me kontrata koncesionare me PPP dhe çdo formë grabitjeje. Nuk e bëjnë më dot dallimin ju. Këtë koncept keni futur ju.  Sistemi i qeverisjes është një piramidë.

Balla: Hajde më thuaj për zotin Berisha, pse nuk ktheni përgjigje për këtë leni drejtësinë të bëjë punën e vet, çohet dhe thotë Spak organizatë kriminale, ka një qëndrim, një parti politike ka një qëndrim, ku është qëndrimi juaj në raport me drejtësinë.as ti dhe asnjëri prej këtu ju nuk i vini deri tek maja e thembrës PS, ka një gjë, familja politike që na ka bërë ne bashkë në këto 33 vite është renditur gjithmonë në krahun e duhur të historisë. Zonja Siakuka ka dhënë dorëheqjen, kërkoji Siankukës tënd mund t’ja kërkosh poshtë ballkonit jep dorëheqjen Sali dhe lëre drejtësinë të hetojë.

Bylykbashi: Kemi njerëz që janë të akuzuar, pusho kur flas unë, nuk nguron prokuroria në Shqipëri atë që bëhet në Afrikë, atje heton dhe jep dorëheqjen, këtu nuk guxon të hetojë ministra. Komunizmi është shumë herë më i keq për atë çfarë i ka bërë këtij vendi. Ju nuk jepni votat për ligje të thjeshta me shumicë të cilësuar. ministrat janë në target për të përfunduar në burg. Të përpiqeni të thoni se po bëni drejtësi ndërkohë që e kapni, nuk kam çfarë t’i bëj një personi që nuk kishte aq lek sa ka sot.

Top Channel