Altin Dumani ‘shkund’ Policinë/ Gazetarja Anila Hoxha zbulon çfarë do të ndodhë brenda muajit: Do ketë rezultate edhe për ish-ministrat

04/04/2024 21:15

Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar “muaj të nxehtë” të goditjes së dosjeve të bujshme dhe zyrtarëve nga SPAK.

Duke folur për deklaratën e Dumanit, Anila Hoxha tha në një lidhje direkte për “Top Story” se janë 4 zyrtarë policie në hetim, ndërsa shumë shpejt priten rezultate edhe për ish ministra.

Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja, me 20 kuota SPAK cilësohet i plotësuar. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve. Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK është përgjigjur 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emrat në dispozicion. Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate. Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë. Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar. Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan”-u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Top Channel