“41 milion euro të sekuestruara në 2023-shin”, Dumani për raportin vjetor të SPAK: 18 zyrtarë të lartë nën hetim

04/04/2024 10:20

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi.

E pranishme është gjithashtu edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj.

Në një seancë dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023-shin.

“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë”, tha kreu i SPAK.

“Vlera e pasurive të sekuestruar gjatë vitit 2023 është 41 mln euro”, tha Dumani, ndërsa shtoi se “18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë, për vitin 2023.”

Ndër pikat e tjera kryesore të raportit vjetor të SPAK, Altin Dumani përmendi:

– Shqipëria ka bashkëpunim të mirë me Europol dhe Eurojust dhe ka bërë progres në sekuestrimin e pasurive, por duhet të vazhdojë dhe në të ardhmen.

– SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet e tjera, në rajon por edhe më gjerë.

– Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar në SPAK.

– Janë marrë masa të etikës në punë.

– Është hartuar plani strategjik institucional.

– Jemi në pritje të procesit të vetingut për dy prokurorët e tjerë, si një kontribut i shtuar në punën tonë si institucion. Është në përfundim emërimi i 2 prokurorëve të tjerë, duke plotësuar kështu numrin.

– Është përditësuar laboratori.

– Është forcuar sektori i krimit financiar.

– Janë emëruar 12 ekspertë financiarë.

– Kemi realizuar trajnime me ekspertë ndërkombëtarë, nga SHBA dhe BE.

– Vlera e pasurive të sekuestruar nga SPAK për vitin 2023 është 41 milion euro.

– 201 procedime për korrupsion.

– Ndaj zyrtarëve të lartë janë 8 procedime penale me 18 persona të përfshirë.

– Referimet nga institucionet kanë tendencë në rënie.

– Tendencë me rënie edhe në dhënien e masave të sigurimit me burg.

– Vetëm në 6 raste gjykata ka ndryshuar masën e kërkuar nga SPAK.

– Në 2023-shin janë dhënë 71 vendime nga gjykata.

– 5 kërkesa për vendosjen në regjim të posaçëm të të burgosurve, vetëm 2 prej tyre janë vendosur.

– Është rritur numri i të pafajshëmve, do ketë një objekt studimi për këtë,

– SPAK ka bashkëpunuar me BKH dhe ka dhënë kontribut në hartimin e rregullores së BKH.

– Ka krijuar një fond të posaçëm për blerjen e mjeteve.

– Në 2023-shin SPAK ka qenë bashkëpunuese me institucionet, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë Drejtësisë, Ministrinë e Financave, etj.

– Kërkesat për informacion kanë qenë të larta.

– Kemi 11 objektiva për 3 vitet e ardhshëm.

– Problematike mungesa e përcaktimit të statusit të prokurorit të posaçëm kur mbaron mandatin dhe mungesa e këshilltarëve ligjorë të cilët janë të domosdoshëm.

– Stok me 30 ankimime të komisionerëve publik.

– Rritje të volumit të punës, por burimet njerëzore mbeten të njëjta.

– Përjashtuar policinë e shtetit, institucionet e tjera nuk referojnë në SPAK vepra penale me natyrë korruptive apo të tjera.

– SPAK i vetëm nuk mund të adresojë e përballojë luftën ndaj korrupsionit.

– Lind nevoja të shtohen hetuesit e BKH.

– Numrat e procedimeve të mbartura është problematik.

– Duhet parë kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK

– Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta